INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

FMN, e pakënaqur me zhvillimin ekonomik në Shqipëri [VIDEO]

Publikuar më: 10:00 11-05-2017

Shqipëria dhe pse ka potenciale të mëdha për zhvillimin e ekonomisë nuk i shfrytëzon ato mjaftueshëm. Për pasojë kjo ndikon drejtpërdrejt në mos rritjen e ekonomisë.
Ndaj dhe FMN ka mbajtur të pandryshuara pritshmëritë e rritjes, për Shqipërinë duke e vlerësuar 3.4% për vitin 2016 dhe 3.7% në 2017-n dhe ka kërkuar që të përshpejtohet me 4.1% në 2018-n…
Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë në raportin e fundit se ekonomia e Shqipërisë është futur në një trend rritës, por ajo mbetet nën potencialet e saj të shfrytëzimit, në krahasim me ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Në 21 vendet në zhvillim, Fondi ka renditur ekonominë e Shqipërisë, Bosnjës, Turqisë dhe Ukrainës se po zhvillohen poshtë potencialeve. Vendet e tjera në zhvillim ku përfshihen edhe fqinjët, po zhvillohen në potenciale, pra po shfrytëzojnë gjithçka kanë që të ketë rritje ekonomike.
Një sërë vlerësimesh dhe treguesish të tjerë sugjerojnë se shumë ekonomi në rajon kanë filluar të veprojnë pranë kapacitetit të plotë. Shumica e vendeve baltike dhe shtetet anëtare të BE-së në Europën Juglindore janë më të avancuara, duke reflektuar një nivel të lartë të shfrytëzimit të kapaciteteve.
Fondi vë në dukje se boshllëqet e prodhimit vijnë nga tregjet e punës. Në disa ekonomi dhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar ndikon dhe është bërë akute.
Normat e papunësisë mbeten të larta në vendet e Europës Juglindore jashtë BE-së, duke reflektuar reforma jo të plota, një klimë të dobët për investimet, mangësi në infrastrukturë, etj.
FMN këshillon se sfida e vendeve është rritja në potenciale duke avancuar me reformat strukturore.

Ndiqni lajmin në IN News...

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415