INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FMN ekonomia në Shqipëri - Vijon rimëkëmbja, duhet përmirësuar klima e biznesit!

FMN ekonomia në Shqipëri - Vijon rimëkëmbja, duhet përmirësuar klima e biznesit!

Publikuar më: 15:10 22-03-2016

Pas një vizite dy ditore në vendin tonë, në mbyllje të saj, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Anita Tuladhar në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Financave, Ahmetaj dhe Guvernatorin e Bankës, Gent tha se është bërë një proges i mirë për të përmbushur kriteret e programit, por rimëkëmbja e ekonomisë duhet të vijojë.

Ja fjala e Tuladhar:

“Proges i mirë për treguesit e programit, janë përmbushur kriteret sasiore të këtij programi. Sa i takon parashikimit ekonomik pritet të vijojë ritmi i mirë i rimëkëmbjes 3,4% parashikohet rritja ekonomike e mbështetur nga investimet në energjetikë dhe investimet e huaja në këtë sektor por edhe nga rritja e kërkesës së brendshme. E shkalla e inflacionit do të jetë e ulët nën 2%.
Ne presim që inflacioni të vazhdojë të jetë i ulët nën 2% si rrjedhojë e uljes së çmimeve të artikujve ushqimorë dhe të karburanteve dhe inflacionit të ulët të importuar. Pritet që buxheti të ketë qëllim arritjen e një sufiçiti primar dhe të ketë konsolidim fiskale. Performanca e buxhetit është në përputhje me pritshmëritë tona, mund të këtë risk që vjen nga rënia e çmimit të naftës, diskutuam për ndonjë masë të mundshme që mund të merret nëse bien të ardhurat në buxhet. Sa i takon politikës monetare e mirëpresin qëndrimin e ndjekur të politikave akomoduese, diskutime nëse ka vend për rregullim. Sa i takon sistemit bankar ai vijon të jetë i qëndrueshëm, stabel dhe likuid, kërkohet të vazhdohet me rimëkëmbjen e kreditimit të ekonomisë. Ka pasur rënie të kredive të këqija.”

Përfaqësuesja e FMN-së këshilloi që të përmirësohet klima e biznesit duhet të ketë më shumë investime dhe sugjeroi vijimin e reformave strukturore për përmirësimin e klimës së biznesit.
Ajo u shpreh dhe për konçesionin e TVSH-së, sipas saj FMN i qëndron idesë se është shumë e rëndësishme, që të të ndërmerret një analizë e rëndësishme e riskut në një rast të tillë të shoqëruar me kryerjen e studimeve të fisibilitetit dhe një analizë e mirë kosto përfitime dhe se këto duhet të reflektojnë dhe efektin në buxhet.
Kjo vizitë e përfaqësuese së misionit të FMN-së vjen pas miratimit të kësteve të rradhës të kredisë, që bordi i Fondit miratoi për qeverinë shqiptare, duke i hapur rrugë disbursimit të 72.4 milionë eurove dhe duke i çuar pagesat totale në rreth 226,8 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881