INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

FMN, familjet shqiptare të zhytura në borxhe[VIDEO]

Publikuar më: 10:34 19-12-2018

Familjet shqiptare nuk mbajnë dot frymën gjallë nëse nuk marrin borxhe. Në në vitin 2017 borxhet llogariten sa 11.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo e dhënë ka dalë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në sistemin e tij të të dhënave për borxhin global.

Në vlerë absolute, kjo shumë është rreth 1.4 miliardë euro. Në të përfshihen kryesisht kreditë në banka dhe borxhet e tjera që kanë familjarët.
Sipas INSTAT ka rreth 769 mijë familje, borxhi mesatar për një familje është rreth 1.800 euro.
Niveli i borxhit familjar ka mbetur i pandryshuar dy vitet e fundit, ndërsa rekordi është arritur në vitin 2008, me rreth 13% të PBB-së. Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ngarkesa me borxh është e përballueshme. Për 77% të familjeve kësti mujor i huasë zë më pak se 30% të të ardhurave mujore.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, familjet shqiptare kanë një nivel të ulët borxhi. Në Kroaci, po sipas FMN, ky tregues është 34% e PBB-së dhe në Maqedoni, 24.5%.
Në vendet e zhvilluara, borxhi i familjeve është edhe më i lartë. Në Gjermani është rreth 53% e PBB-së, në Itali 41.3%, në Suedi 88%, kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës afro 80%.

Article Logic
Execution time: 0.0031611919403076