INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FMN në mbyllje të misionit jep porosi për Shqipërinë

FMN në mbyllje të misionit jep porosi për Shqipërinë

Publikuar më: 13:20 28-06-2016

Në mbyllje të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vendin tonë, përfaqësuesja e FMN-¬së, Anita Tuladhar tha se mbledhja e taksave vendore është në nivele të ulta duke lënë kështu dhe një porosi, përshpejtimin e vendosjes së tatimit mbi pronën. Ajo shtoi se  FMN parashikon që inflacioni do të rritet në 1.8% deri në fund të vitit dhe për këtë duhet të ketë përparim të reformave strukturore.
Tuladhar theksoi se sfidë për qeverinë shqiptare mbetet rishfaqja e detyrimeve të prapambetura në investimet publike dhe se duhet të përmirësohet zbatimi i investimeve.
Ndërsa në lidhje me sistemin bankar tha se është i mirëkapitalizuar dhe me likuiditet, por kreditë nën standarde mbeten ende problematike edhe pse është ulur niveli i tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723