INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FMN nuk do largohet nga Shqipëria! Ahmetaj, borxhi është ulur...

FMN nuk do largohet nga Shqipëria! Ahmetaj, borxhi është ulur...

Publikuar më: 10:34 09-11-2017

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj nga konferenca e Bankës së Shqipërisë njoftoi se FMN nuk do të largohet nga vendi ynë, por roli do të jetë monitorues. Ai tha se dhe borxhi publik është ulur dhe nuk do të ketë rritje të tij me argumentin se ekonomia do të rritet 4 herë më shumë. Në konferencën “Zhvillimet në tregun bankar”, Ahmetaj shtoi se pas 4 vitesh ekonomia shqiptare pritet të rritet 4 herë më shumë.

“Kishte një mal me borxhe të pashlyera në vitin 2013. Sot mund të vlerësojmë përpjekjet për të vendosur ekonominë në një ecuri pozitive nga të gjithë aktorët. Pas 4 vitesh ekonomia rritet rreth 4 herë më shumë. Në vitin 2013 ekonomia ishte buzë greminës. Rritja ekonomike është garancia më e mirë në rrugën ku po ecën vendi. Në vitin 2016 investimet e huaja u rritën në 1,1 milard dollarë. Edhe FMN ka shprehur optimizëm për rritjen ekonomike shqiptare,” tha Ministri Ahmetaj.
Ai foli dhe për punësimin: “Janë 65 mijë vende të reja pune në vitin 2016. Asnjë qeveri nuk ka të drejtë të rrisë borxhin publik, por ta ulë. Sot niveli i borxhit publik është 71,1 % dhe do të ulet edhe më tej.”
Ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se situata financiare është në përmirësim dhe se ka një rënie të dukshme të kredive të këqija.
Në konferencë ishte i ftuar dhe Presidenti Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893