INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FMN paralajmëron: Shqipëria në zonën e rrezikut, ekonomia do pësojë goditje të fortë

FMN paralajmëron: Shqipëria në zonën e rrezikut, ekonomia do pësojë goditje të fortë

Publikuar më: 10:24 10-10-2018

Ekonomia shqiptare rrezikon të pësojë goditje të fortë, pasi Shqipëria ka nivel të lartë të borxhit publik në valutë të huaj. Në publikimin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria për nivelin e lartë të borxhit publik renditet në mes të 51 vendeve në zhvillim, si në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto edhe për ekspozimin e lartë të detyrimeve në valutë.
Prodhimin e Brendshëm Bruto 70 %
Detyrimet në valutë 50 %
Sipas Raportit Global të Stabilitetit Financiar të FMN-së, Shqipëria ndodhet në renditje pranë vendeve të tilla si Argjentina, Serbia, Ukraina, Tunizia, Armenia. Por, FMN gjithashtu cilëson se nivelet e larta të borxhit të jashtëm në valutë janë burim rreziku, teksa shihet se pas krizës ekonomike të vitit 2008, këto detyrime janë rritur thuajse për pjesën dërrmuese të vendeve në zhvillim. Për Shqipërinë borxhi i jashtëm publik, theksohet se është më i lartë se eksportet dhe se rezerva valutore e vendit, kryesisht si hua afatgjata. Ndërsa eksportet gjatë vitit të kaluar ishin 2.1 miliardë euro. Gjithashtu rezerva valutore e vendit në fund të 2017 kishte nivel më të ulët se borxhi i jashtëm i qeverisë.
Rezerva valutore u vlerësua për 2018 në 3,5 miliardë euro
Eksportet gjatë vitit të kaluar ishin 2.1 miliardë euro
Rezerva valutore në fund të 2017 rreth 2.9 miliardë euro
Por, në këtë raport të stabilitetit finaciar tërhiqet vëmendja për rrezikun nga faktorët e jashtëm, pasi një kombinim i borxhit të jashtëm në nivele të larta me nivele mbulimi relativisht të ulta, do të sillte goditje për ekonominë. Duke qënë se vendet me ekspozim të lartë janë ato që kanë edhe borxh të lartë publik në raport me PBB dhe që në të njëjtën kohë ka edhe borxh të lartë në valutë, renditet në fashën e vendeve me rrezik.

Article Logic
Execution time: 0.0050239562988281