INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FMN për konçensionin e TVSH-së në Shqipëri!

FMN për konçensionin e TVSH-së në Shqipëri!

Publikuar më: 16:10 01-03-2016

Për herë të parë Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar qëndrimin mbi koncesionin e TVSH-së. Përfaqësuesi rezident i Fondit tha se ky është një projekt për të cilin FMN i ka dhënë komentet dhe këshillat e saj qeverisë.

“Ne kishim dy pika kryesore; së pari që ky mund të mos jetë prioriteti më i lartë i reformës në Drejtorinë e Tatimeve. Ai do të japë disa përfitime, si për shembull të dhëna shtesë, por ka reforma që për ne janë më urgjente se kjo. Së dyti, nuk ishte e dukshme që formula e ndarjes së të ardhurave, që është pjesë e këtij partneriteti, është ajo më e leverdishmja për qeverinë në termat e financimit”, thotë për Top Channel, Jens Reinke, shef i FMN në Shqipëri.
 
Jo vetëm në rastin e projektit të TVSH-së, por edhe në nismat e tjera, FMN i ka kërkuar Qeverisë që të bëjë një analizë më të detajuar kur jep konçesione.

“Partneriteti publik-privat dhe koncesionet janë një formë financimi për investimet publike. Ne duam të jemi të sigurtë që qeveria ka një kuptim të plotë për rreziqet apo detyrimet që mund të lindin në të ardhmen dhe të mund të analizojë përshtatshmërinë e PPP-ve apo koncesioneve në krahasim me format e tjera të financimit”, shef i FMN për Shqipëri.

Ja si e sheh Fondi Monetar gjendjen e ekonomisë…

“Përgjithësisht ne shohim zhvillime pozitive. Rritja ekonomike po forcohet edhe pse ngadalë. Ne na u desh të ulnim lehtësisht projeksionet tona, por pavarësisht kësaj rimëkëmbja vazhdon. Këtë vit ajo do të ndimohet nga rritja e investimeve të huaja dhe forcimi i besimit të brendshëm konsumator”, thotë Reinke.

Në fund përfaqësuesi rezident i Fondit ka komentuar edhe ndryshimet në Qeveri, që prekën dy ministritë kryesore me të cilat fondi bashkëpunon.

“Ministri i ri i Financavë është një koleg i mirënjohur për ne, por ndryshimet më të rëndësishme dhe unë mendoj edhe më pozitive, janë në aspektin institucional se atë individual. Qeveria planifikon ti konsolidojë të gjitha funksionuet e financave publike në ministrinë së financave. Pra disa pergjegjësi të cilat ishin pjesë e ministrisë së ekonomisë tani kalojnë tek financat. Këtu bëjnë pjesë investimet publike dhe strategjia për uljen e kredive të këqija. Unë e shoh këtë si një shenjë pozitive", thotë përfaqësuesi i FMN në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0032749176025391