INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FMN publikon një arsye të re se përse rritja ekonomike po pengohet

FMN publikon një arsye të re se përse rritja ekonomike po pengohet

Publikuar më: 13:04 24-08-2019

Plakja e popullsisë po shihet si një faktor i rëndësishëm që po pengon rritjen ekonomike në rajon. Ky është një argument i ri i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas FMN-së, rënia e lindjeve, fuqisë punëtore dhe niveli i ulët i produktivitetit të punonjësve të moshuar, së bashku me presionet në rritje për financat publike, mund t’u kushtojnë ekonomive të Europës Qendrore dhe Lindore rreth 1% të PBB-së në vit.

“Është përllogaritur që nga mesi i shekullit, të ardhurat për banor do të rriten nga 52% që janë aktualisht në rreth 60%. Nëse nuk do të ishte presioni aktual demografik, ky nivel mund të arrinte në 74% deri në vitin 2050,” këto ka deklaruar drejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar T. Zhang, në një forum të zhvilluar në Dubrovnik.
Parashikimi i këtij viti është se ekonomitë në këtë rajon do të rriten ndërmjet intervalit 2.6% dhe 4.6%, ndërsa mesatarja e BE-së do të jetë 1.4%

Article Logic
Execution time: 0.0033590793609619