INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FNSH e RENEA rrethojnë Niklën në Krujë. Bastisen vilat e të ‘fortëve’, shoqërohet ‘Tuku’

FNSH e RENEA rrethojnë Niklën në Krujë. Bastisen vilat e të ‘fortëve’, shoqërohet ‘Tuku’

Publikuar më: 08:12 12-09-2018

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm forcat speciale, FNSH, RENEA, shoqëruar nga mjete të blinduara,  kanë rrethuar fshatin Nikël të Krujës duke kryer kontrolle të befasishme në banesat e një grupi personash, të cilët janë njohur si grupi i Niklës. Mes banesave të rrethuara dhe kontrolluara janë ato të fisit të njohur në këtë zonë Haka. Mbi 20 mjete të forcave speciale në aksion, autoblinda dhe furgona të FNSH dhe RENEA janë vendosur në pikat kyçe janë vendosur snajpera për të parandaluar rezistencën nga personat që po kontrollohen. Operacioni po drejtohet nga drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu. Nuk dihet ende cili është motivi i aksionit saktësisht, por zona e Niklës njihet si një ndër zonat më të nxehta në Shqipëri ku kanë ndodhur një numër i madh ngjarjesh në të kaluarën, dhe grupi i Niklës është nga më të njohurit në vend. Në këtë zonë kanë ndodhur disa vrasje, ku e fundit ka qënë ajo e Kejsi Hysës, që njihej ndryshe si Tik Fajdexhiu, pasi jepte para me përqindje, por edhe rrëmbime, rasti më i bujshëm ai i Enver Stafukës, personi që u vu nën akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për grabitjen e BMË-së, nga ku u qëllua për vdekje komisar Dritan Lamaj. Gjithashtu  kjo zonë njihet edhe për kultivimin e kanabisit dhe shpërthimet me eksploziv. Para disa ditësh iu vendos një sasi e konsiderueshme tritoli banesës së drejtorit të OSHEE-së për Fushë-Krujën. Shumica e ngjarjeve në këtë zonë janë të pa zbardhura. Ndërkohë që aksioni i policisë në këtë zonë vjen pas atij në Shkodër, ku u rrethua Kirasi dhe Dobraçi, ndërsa u arrestuan katër persona, ku më pas njëri u la në arrest shtëpie nga gjykata.

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006