INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Foli për herë të parë publikisht për Butrintin? Kiara Tito rrëfen takimin turpërues! ‘Rashë në pusetë, ndërsa ai…’ [FOTO]

Foli për herë të parë publikisht për Butrintin? Kiara Tito rrëfen takimin turpërues! ‘Rashë në pusetë, ndërsa ai…’ [FOTO]

Publikuar më: 11:55 28-10-2018

Ajo është padyshim një prej moderatoreve më simpatike të showbizz-it shqiptar, dhe padyshim një prej më të përfolurave për një lidhje të mundshme romantike me Butrint Imerin.

E ndërkohë që ende aludohet rreth tyre, Kiara ka rrëfyer për një takim të parë mjaft të sikletshëm në “Shiko Kush Luan”.

Në një nga rubrikat e emisionit të Luanës, Fifi dhe Kida pasi dëgjuan një histori të Kiarës, duhet të thonin mendimin e tyre nëse ishte gënjeshtër apo e vërtetë. Asnjëra nuk e besoi që ishte e vërtetë, mirëpo historia e Kiarës kishte ndodhur realisht.

“Kam qenë përpara disa kohësh në një takim të parë me një djalë. E veshur bukur, e kuruar në çdo detaj, e parfumosur. E kishim lënë për darkë në orën 20:00, unë arrij në orën 20:15. Parkoj makinën dhe dal. Sapo dola nga makina dhe duke ecur si seksi pa shikuar fare se ku po ecja bie në një pusetë të madhe me baltë. E shikoj veten të mbuluar nga balta dhe e bërë zhul. Kamarierët e restorantit nisën të qeshnin, ndërsa ky djali më afrohet me xhentilesë me zorrën e ujit që të më ndihmonte të pastrohesha. Për rreth 15 minuta u morëm me shpërlarjen e baltës dhe më pas nisi darka romantike. Folëm e folëm e folëm”,-tregoi Kiara.

Duke qenë se përveç Butrintit, Kiara ka qenë mjaft diskrete dhe nuk është se kemi dëgjuar për ndonjë lidhje tjetër të sajën, mundet të mendojmë se ndoshta ‘princi i kaltër’ mund të ketë qenë dhe Butrinti.

kiara.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793