INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fond për diasporën/ Qeveria e miraton menjëherë, botohet në 'Fletoren zyrtare'

Fond për diasporën/ Qeveria e miraton menjëherë, botohet në 'Fletoren zyrtare'

Publikuar më: 15:18 17-10-2018

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar një financimi nga buxheti i shtetit për projektin "Diaspora për Zhvillim" me kohëzgjatje 36 muaj.
Sipas VKM fondi total për diasporën është 100 590 600 lekë.
Ndarja e fondit do të jetë:
Për pjesën e mbetur të vitit 2018, të vihet në dispozicion fondi prej 4 078 811 (katër milionë e shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e njëmbëdhjetë) lekësh;
b) Për vitin 2019, të vihet në dispozicion fondi prej 44 901 844 (dyzet e katër milionë e nëntëqind e një mijë e tetëqind e dyzet e katër) lekësh;
c) Për vitin 2020, të vihet në dispozicion fondi prej 32 367 559 (tridhjetë e dy milionë e treqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekësh;
ç) Për vitin 2021, të vihet në dispozicion fondi prej 19 242 386 (nëntëmbëdhjetë milionë e dyqind e dyzet e dy mijë e treqind e tetëdhjetë e gjashtë) lekësh.
3. Shuma e parashikuar në projekt për vitin 2018, prej 4 078 811 (katër milionë e shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e njëmbëdhjetë) lekësh, do të përballohet nga pakësimet e fondeve buxhetore, të miratuara në buxhetin e vitit 2018 dhe të papërdorura, për Agjencinë Kombëtare të Diasporës.
4. Për vitin 2019, të parashikohet si zë i veçantë në buxhetin e shtetit, për Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, projekti “Diaspora për zhvillim”, me kohëzgjatje 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj, me vlerë prej 96 511 789 (nëntëdhjetë e gjashtë milionë e pesëqind e njëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekësh.
5. Ky projekt do të zbatohet nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.
6. Fondi total prej 100 590 600 (njëqind milionë e pesëqind e nëntëdhjetë mijë e gjashtëqind) lekësh të transferohet në formë granti, me përfitues Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, në llogari bankare, në bankë të nivelit të dytë.
7. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ministri i Shtetit për Diasporën dhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës për zbatimin e këtij vendimi.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334