INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fondi i Komuniteteve, ndryshon pamjen e kompleksit në Tiranën [FOTO]

Fondi i Komuniteteve, ndryshon pamjen e kompleksit në Tiranën [FOTO]

Publikuar më: 12:35 27-02-2018

Pallatet Haëai, banesat e para që u ngritën në Tiranë gjatë periudhës së tranzicionit, pak javë më parë ishin në një gjendje të degraduar, me fasada të rrënuara, ku lagështira ndihej thuajse në çdo apartament. Por, falë “Fondit të Komuniteteve”, nismë e Bashkisë së Tiranës, sot këto pallate të Njësisë Administrative 5 kanë një pamje të re. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i lumtur që nismapo jep frytet e para në kryeqytet, e sidomos për faktin se vjen si rezultat i bashkëpunimit mes bashkisë dhe komunitetit të banorëve.

“E falenderoj shumë Ademin, një nga administratorët model që kemi në Tiranë, i cili ka ndjekur nga afër transformimin, si dita me natën, të një prej lagjeve më të populluara e më problematike të qytetit. Pallati që kemi në sfond është ndërtuar në fillim të viteve ‘90, ndryshe njihen si Pallatet Haëai, të amortizuar prej kohësh, të ndërtuar pa cilësi. Sot, siç më thanë banorët, u duket sikur kanë hyrë në shtëpi të reja. Falë Fondit të Komuniteteve pallati u vesh me sistemin kapotë, ka termoizolim, dhe çdo qindarkë e shpenzuar është bërë me transparencë me qytetarët”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ky lloj bashkëpunimi, ku gjysmën e fondit për rikonstruksionin e pallateve e ka dhënë Bashkia e Tiranës dhe gjysmën tjetër vetë banorët, është mënyra më e mirë për të bërë punë me cilësi e jetëgjatësi. “Në dallim nga gjithologët që dëgjojmë çdo natë në televizor, që nuk prekin një lopatë me dorë, diferenca mes një administratori është që arrin ta bëjë komunitetin bashkë dhe në vend që ta kthejë në një komunitet qaramanësh, që ankohet, mobilizohen për t’u siguruar që gjërat të funksionojnë. Në këtë rast, mobilizimi ishte për të përfituar nga fondi i bashkisë, që financon gjysmën e çdo investimi në pallat, për t’u siguruar që edhe komuniteti ka dhënë diçka, të cilën do ta ruajë” nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi edhe qytetarët e tjerë që të zgjedhin administratorët e pallateve, si e vetmja mënyrë për të bërë mundur përfitimin nga Fondi i Komuniteteve. “Inkurajimi im është për çdo banor, së pari të zgjedhin administratorin, siç e kanë bërë 2700 pallate në Tiranë, ta bëjnë edhe të tjerat, dhe të vijnë në bashki, të aplikojnë; gjysmën e fondit e jep bashkia, gjysmën banorët. Ku ka bashkëpunim, ka edhe solidaritet. Nuk ka nevojë të kesh doktoraturë të bësh ndryshime të vogla në komunitet. Gjithmonë, Tiranës i ka ardhur e mira dhe ndryshimi nga njerëzit e thjeshtë, që bëhen bashkë për të bërë gjëra të bukura”, u shpreh ai.

 

Administratori i Pallateve Haëai, Adem Cenmurati falenderoi Bashkinë e Tiranës për ndihmën e dhënë, duke theksuar se tashmë, si pasojë e këtij investimi, janë përmirësuar kushtet e pallatit, si dhe është rritur vlera e pronës. “Pallati ishte në gjendje tepër të degraduar ndër vite, punimet linin shumë për të dëshiruar. Banorët u mblodhën dhe diskutuan për të marrë dakordësinë për termoizolimin e pallatit. Tani që pallati u rikonstruktua, banorët kanë përfituar shumë, qoftë për cilësinë e jetës në pallat, sepse shtëpitë i kanë shumë më të ngrohta në dimër dhe do i kenë edhe më të freskëta në verë. Përveç kësaj, vlera e apartamenteve është rritur shumë, nga përmirësimi i infrastrukturës së pallatit”, tha administratori.

Pallati_si_ka_qene__1.jpeg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373