INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Fondi për komunitetet! Si të rregullosh pallatin me gjysmat e parave [VIDEO]

Publikuar më: 10:11 09-06-2017

Shpesh ankohemi për problemet që kanë ambjetet ku jetojmë. Por tashmë ka një zgjidhje për ata banorë të kryeqytetit që duan të përmirësojnë kushtet e tyre të banimit.

Doni të lyeni pallatin, të kurseni energji përmes termoizolimit apo të riparoni diçka?Çdo riparim apo punim do të kushtojë sa gjysma e vlerës reale pasi gjysmën tjetër do e subvencionojë Bashkia e Tiranës falë Fondit të Komuniteteve. Po më parë duhet të plotësohen ca kushte. Kushti primar i vendosur është që pallati të ketë administrator të licensuar, i cili do ndjekë zhvillimin e punimeve. Detajet e kësaj nisme i ka sqaruar për IN News, Drejtori Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, Enkelejd Musabelliu, që thotë se vetë banorët do të plotësojnë një formular ku do të përshkruajnë projektin, do shtojnë deklaratën e bashkëpronësisë e hartën e zonës ku do bëhet ndërhyrja dhe javën e fundi të çdo muaji një komision i posaçëm do ti miratojë.
Shuma e vënë këtë vit në dispozicion është 20 milion lekë.
Zyrtari i Bashkisë së kryeqytetit thotë se sa më shumë interes dhe projekte të vijnë nga qytetarët aq më shumë do të zgjerojë bashkia nga viti në vit fondin.
Në këtë mënyrë shumë banorë mund ti bëjnë vetë më komode ambjetet ku jetojnë, më të gjelbëruar pse jo dhe me më shumë lodra për fëmijët.

Article Logic
Execution time: 0.0018801689147949