Tani bota ka reperin e parë miljarder dhe me siguri ju shkon mendja menjëherë se kush mund të jetë.
Po, është pikërisht Jay Z, i cili ka patur nën menaxhimin e tij vite më parë dhe këngëtaren shqiptare, Rita Ora.
Sipas revistës “Forbes”, Jay Z ka arritur të bëhet miljarder jo vetëm në karrierën e tij si artist, por dhe si investitor në shumë kompani, përfshirë dhe atë “Uber”.
Këngëtari fiton 310 milionë dollarë për kompaninë “Armand Brignac Champagne”, 100 milionë dollarë nga “D’Usse”, 70 milionë nga albumet muzikore, 220 milionë dollarë nga investimet e ndryshme si dhe 70 milionë dollarë nga kompania “Uber”.
Pasuritë e paluajtshme të Jay Z arrijnë shifra marramendëse. Pasi u bënë me binjakë në 2017-n, Jay-Z dhe Beyonce blenë disa shtëpi, një vilë 26 mln $ në East Hampton dhe një tjetër 88 mln $ në Bel Air.
Jay-Z gjithashtu është pronar i një apartamenti në Tribeca, New York, që prej vitit 2004, që e ka blerë 6.85 mln $.
Nuk është e vështirë të themi që edhe pa bërë llogaritë e këtyre shumave marramendëse, reperi me të drejtë renditet në listën e miliarderëve më të rinj në botë.