Përditësimi i fundit i renditjes të iTunes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dha një rezultat që shihet për herë të parë në 2018-ën.
Tri femra janë të parat në këtë renditje, dhe secila prej tyre kryeson me këngën e fundit që siç duket nga shifrat ka rezultuar një sukses.
Ariana Grande zë vendin e parë me 'No Tears Left To Cry', Camila Cabello në vendin e dytë me 'Never Be the same' dhe Bebe Rexha me "Meant To Be".
Ka qenë këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila ekzaltimin për këtë dominim të tyre në muzikën botërore, e quajti "Fuqia e femrave". Natyrisht që një rezultat i tillë na bën të ndihemi krenar, jo vetëm për shkak të origjinës së saj, por edhe të suksesit çka po e bën artisten një emër me famë botërore.