INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Forca e re e punës nis rënien, trendi do të vijojë deri më 2021

Forca e re e punës nis rënien, trendi do të vijojë deri më 2021

Publikuar më: 09:38 14-02-2019

Gjatë 18 viteve të fundit ka pasur rritje graduale të masës së popullësisë në moshë pune. Por mesa duket kulmi është arritur dhe tashmë ka filluar rënia graduale e masës së qytetarëve aktivë për punë.  ekTë dhënat e publikuara nga INSTAT dhe projeksionet e fundit tregojnë se në vitet në vijim do të shënohet rënie graduale të popullsisë në moshë pune. Ky trend, sipas Bankës së Shqipërisë, është i panjohur për vendin dhe do të karakterizojë ekonominë për 3 vitet në vijim.

Projeksionet e popullsisë për tri nënndarje të grup-moshës së të rinjve, për vitet 2018-2021, sipas të dhënave të mbledhura dhe projeksioneve të INSTAT-it tregojnë qartë që prurjet e moshave 15-19 dhe 20-24 vjeç paraqesin rënie të dukshme gjatë 4 viteve në vijim.
Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, popullsia në moshë pune ka përfshirë rreth 2/3 e së gjithë popullsisë së vendit. Në forcën e punës janë përfshirë 63.6% të popullsisë në moshë pune, ose rreth 1.3 milionë individë – ndërsa pjesa e mbetur përbën popullsinë ekonomikisht joaktive. Në 2015 popullsia në moshë pune kapi shifrën 2 milionë, ndërsa në vitin 2018 shënoi frenimin e trendit rritës prej mesatarisht 0.4% në vit.
Ndërkohë, të dhënat rreth punësimit tregojnë vazhdimisht vështirësi të punësimit. Aktualisht, papunësia është rreth nivelit 12,2%, niveli më i ulët i regjistruar që nga viti 2000. Parë për grupmosha të ndryshme, vërehet se grup-mosha 15-29 vjeç vuan më shumë nga papunësia.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039339065551758