Më në fund bashkë të dyja krah njëra-tjetrës…
Vajzat shqiptare me famë botërore Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë ditur si të ‘pushtojnë’ titujt e parë të gazetave të rëndësishme ndërkombëtare, por jo vetëm. Madje njihen si zotëruese shumë të mira të skenës dhe këtë e kanë treguar me aftësinë e tyre. Sot dy prej tyre do të ngjiten në skenën e iHeart Radio Music Awards 2018 dhe do të hapin mbrëmjen e ndarjeve të çmimeve pasi do të japin një çmim të rëndësishëm dhe të parin. Bëhet fjalë Bebe-n dhe Rita Orën. Ka qenë Rexha ajo që ka bërë të ditur lajmin përmes një Insta Story në llogarinë e saj në Instagram. Ehh, sot vajzat pritet të bëjnë namin ndërkohë që Dua është në turin muzikor ku mbështet këngëtarin Bruno Mars dhe nuk i dihet nëse do u bashkohet artistëve në këtë festival./intv.al/