Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim në facebook të disa imazheve nga ndihmat dhe solidariteti i shtetit të Kosovës, për familjet e prekura nga përmbytjet që përfshinë vendin tonë një javë më parë.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të solidaritetit nga Kosova në mbështetje të zonave të përmbytura ju uroj një ditë mbarë”, shkruan kryeministri, ndërsa poston foto nga makinat e mëdha ushtarake të asistojnë në zonat e prekura nga përmbytjet, si dhe forca të shtuara ushtarakësh nga Kosova, të ardhur enkas për këtë mision.