Gjendja në Kamëz është bërë vërtet problematike. Zjarrfikësja e stacionit nr.3 të Kodër Kamzës është bllokuar në Valias në thellësinë 1.5 m me ujë pasi kishte shkuar të evakuonte 10 banorë, 5 prej të cilëve fëmijë. Raportohet se 13 persona kanë mbetur të bllokuar brenda automjetit të zjarrfikëses në Kamëz. Në momentin kur makina po bënte të kthehej mbrapsht, njëra anë e automjetit ka përfunduar në kanal.
Nderkohë efektivë të Forcës Tokësore me dy mjete të kalueshmërisë së lartë janë nisur drejt Valiasit për evakuim banorësh, njofton Ministria e Mbrojtjes.