Policia e Shtetit ka vijuar operacionet masive antidrogë në të gjithë vendin edhe këtë fundjavë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.
Pas arrestimeve të dy ish deputetëve socialistë të akuzuar për korrupsion dhe tjetërsim pronash, përkatështi Arben Çuko dhe Arben Ndoka, gjatë mbrëmjes së sotme në prangat e Policisë ka rënë një emër i botës së krimit. Bëhet fjalë për Flamur Avdyli, i njohur si “bosi i Shijakut” apo “bosi i drogës”.
Avdyli është arrestuar nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike raporton Neës Bomb.al
Mësohet se operacione masive anti-drogë po zhvillohen aktualisht edhe në Vlorë, Durrës e Sarandë.
Flamur Avdyli është pronar i një hoteli në Gjermani, një hoteli në Shqipëri dhe disa bizneseve të tjera.