INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Forcohet linja kundër emigrantëve, Austria në gjurmët e SHBA-së

Forcohet linja kundër emigrantëve, Austria në gjurmët e SHBA-së

Publikuar më: 17:12 31-10-2018

Qeveria Austriake njoftoi tërheqjen nga Pakti i OKB-së për emigrantët, që zyrtarisht pritet të miratohet në dhjetor.

“Ekzekutivi ra dakord të mos e nënshkruajë duke e shkëputur Austrinë”, – thuhet në njoftimin zyrtar të koalicionit të drejtuar nga kancelari konservator, Sebastian Kurz me partinë e ekstremit të djathtë. Kjo e fundit bëri fushatë që Vjena ta bojkotonte dokumentin e parë ndërkombëtar për menaxhimin e emigracionit.

Me këtë vendim për tërheqjen nga pakti Austria i bashkohet të njëjtit vendim të marrë nga Hungaria dhe SHBA.

Austria pranoi më pak se 1 për qind të azilkërkuesve në vitin 2015, gjatë një krize emigracioni në të cilën më shumë se një milion njerëz udhëtuan drejt Europës.

Shqetësimet e lidhura me një fluks të emigrantëve dominuan zgjedhjet parlamentare të vitit të shkuar dhe ndihmuan konservatorët e Kurzit të ngrinin një koalicion me partinë e ekstremit të djathtë, Liria dhe të jenë në pushtet.

Article Logic
Execution time: 0.0021219253540039