INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Forma e fytyrës tregon shenjën e horoskopit

Forma e fytyrës tregon shenjën e horoskopit

Publikuar më: 17:19 24-09-2016

Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, nëse i besoni horoskopit, do të jeni në gjendje të dalloni se çfarë shenje i përkasin njerëz të ndryshëm, duke u bazuar në karakteristikat e fytyrës së tyre.

Më poshtë, po ju japin disa orientime, për ta pasur më të lehtë. Kështu, ju do të filloni të bëni testimet e para.

Dashi

Shenja e parë e Zodiakut, Dashi, udhëheq fytyrën dhe kokën.

Të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje, në përgjithësi kanë vija shumë të theksuara në fytyrë dhe ballë, që shtrihen nga qendra për tek anët (si brirët e dashit).

Në disa raste, kryesisht tek meshkujt, balli kërcen për nga jashtë. Të lindurit në këtë shenjë gëzojnë shëndet mjaft të mirë, janë të lëvizshëm, ndërsa mënyra sesi ecin, tregon se kanë shumë besim në vetvete.

Demi

Kjo shenjë ka si simbol pamjen e kafshës prej nga ka marrë edhe emrin.

Të lindurit e kësaj shenje mund të kenë marrë qafën e gjerë dhe të fortë të demit, por kjo nuk ndodh përherë, pasi në disa raste qafa e tyre është e gjatë dhe e hollë.

Por, në vija të përgjithshme, qafa është një karakteristikë e theksuar e njerëzve që i përkasin kësaj shenje.

Gjithsesi, bëhet me dije se qafa dhe të gjitha organet që fshihen brenda, lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me demin. Kështu, njerëzit e kësaj shenje kanë trup të lidhur, flokë kaçurrelë apo të valëzuar dhe sy në ngjyrë të errët.

Binjakët

Shenja e Binjakëve udhëheq sistemin e frymëmarrjes dhe të lindurit e kësaj shenje janë të këndshëm dhe të falin një valë freskie (në kuptimin figurativ).

Nëse gjykojmë nga mënyra sesi lëvizin apo sillen, për shembull gjatë eventeve të ndryshme, mund të themi se duken të gjatë, të hollë, edhe pse mund të jenë të shkurtër dhe të shëndetshëm.

Simboli i tyre janë dy fëmijë të vegjël, ndaj edhe binjakët kanë karakteristika të vogla, por shumë të ndezura, pamje shprehëse dhe sy që ndriçojnë, me qëllim që të mos u shpëtojë asgjë. Kurse ballin e kanë zakonisht të gjerë.

Gaforrja

Gaforrja është shenja që udhëheq gjoksin dhe stomakun, ndërsa ka si simbol një gaforre.

Karakteristika kryesore për të lindurit në këtë shenjë është fytyra e rrumbullakët, edhe kur ata janë shumë të bukur.

Veç kësaj, femrat e kësaj shenje kanë gjoks vërtet të bukur, pak rëndësi ka madhësia. Gjithashtu, rrezikojnë që nga shëndeti, të grumbullojnë kile në zonën rreth barkut.

Sytë gjithashtu i kanë shumë të bukura.

Luani

Njihet si mbreti i pyllit dhe të gjithë që kanë lindur në këtë shenjë, kanë një sjellje mbretërore, si dhe flokë mjaft të shëndetshëm dhe të bukur.

Lëvizjet i bëjnë të ngadalta dhe i japin rëndësi çdo veprimi të tyre. Shpatullat i kanë të gjera dhe trupin e mbajnë drejt.

Sytë e tyre kanë një shkëlqim të kadifenjtë, ndërsa fytyra zakonisht është e gjerë.

Hunda është karakteristika e tyre më e theksuar në fytyrë, ndërsa buzëqeshja është e veçantë.

Virgjëresha

Shenja e Virgjëreshës udhëheq sistemin tretës dhe përfaqësohet në mënyrë simbolike nga një vajzë.

Të lindurit në këtë shenjë, duken më të rinj në moshë nga sa ç’janë, si dhe gëzojnë shëndet të mirë.

Ata skuqen lehtë kur ndodhen në qendër të vëmendjes dhe nëse janë vetëm, kujdesen shumë për veten e tyre. Shikohen shpesh në pasqyrë dhe përpiqen që të gjejnë defektet, që më pas të thonë se nuk janë aspak të bukur.

Peshorja

Në përgjithësi, të lindurit në shenjën e Peshores dallohen për buzët dhe hundën e tyre që i kanë në forma të bukura. Ata dinë të ruajnë linja mjaft harmonike.

Por edhe në rastet kur nuk i kanë këto cilësi, ata prapë janë shumë tërheqës dhe kanë buzëqeshje të mrekullueshme dhe të qeshur karakteristike që ia përcjellin edhe të tjerëve.

Lëvizjet e tyre janë plot naze, trupin e kanë të rregullt dhe zëri i tyre është melodioz. Janë mjaft elegantë në veprimet e tyre.

Akrepi

Karakteristika kryesore e të lindurve në shenjën e Akrepit është vështrimi i tyre. Sytë, qoftë në ngjyrë të hapur apo të errët, pak rëndësi ka, kanë një shkëlqim të veçantë dhe duket sikur ngulen drejt e në shpirtin e njerëzve që kanë përballë.Por nga ana tjetër, akrepat janë të aftë që të fshehin ndjenjat e tyre, pas një fytyre me vija karakteristike që bëhen më të dukshme falë një lëkure të zbehtë dhe gati të tejdukshme.

Shigjetari

Shigjetarin e simbolizon një qenie mitologjike që ishte gjysmë njeri dhe gjysmë kalë.

Mos ndoshta për këtë arsye, të lindurit në këtë shenjë lëvizin me nxitim, me një hap që të kujton maratonën.

Përgjithësisht kanë sy të bukur dhe shprehës, trup atletik por që rrezikojnë me kalimin e viteve të shtojnë peshë, falë dashurisë së madhe që kanë për ushqimit.

Bricjapi

Me një pamje të rreptë dhe pjekuri edhe kur janë të rinj në moshë, të lindurit në shenjën e Bricjapit kanë një zë të thellë dhe të bukur.Mund të jenë ezmerë dhe lëvizjet e tyre të jenë të matura. Ata marrin një qëndrim serioz që i shkon për shtat karakterit të tyre skeptik.

Lëkura e tyre është pika e tyre më e ndjeshme dhe shpesh vuajnë dhe nga alergjitë.

Ujori

Të lindurit në shenjën e Ujorit kanë ballë të lartë, sy në ngjyrë të çelur, pamje të shpërqendruar dhe profil të zakonshëm.

Këto janë karakteristikat kryesore për pamjen e jashtme të Ujorëve, të cilët gjithashtu kanë një çiltërsi dhe i presin njerëzit me buzëqeshje.

Trupi i tyre nuk është elegant por përkundrazi, shquhen për trup të fortë dhe të lidhur.Peshqit

Të lindurit në shenjën e Peshqve, dallojnë për mënyrën e të ecurit, me hapa të shpejtë por elegantë.

Ata kanë gjithashtu flokë të hollë, sy të mëdhenj me vështrim të veçantë.

Mund të jenë të gjatë apo të shkurtër, por sido që të jetë gjatësia e tyre, bie në sy harmonia në sjellje dhe lëvizje

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102