INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Forma si ato të Kardashian? Duhet ta mendoni dhe njëherë pas sëmundjes që rrezikoni

Forma si ato të Kardashian? Duhet ta mendoni dhe njëherë pas sëmundjes që rrezikoni

Publikuar më: 14:11 20-04-2018

Të ëndërrosh forma e lakuara të Kim Kardeshian apo Jessica Rabbit, sot është një trend, pasi këto dy personazhe janë simboli i bukurisë dhe sensualitetit.

Po bisturia po ndihmon dhe ato që nuk i kanë të trashëguara, pasi operacionet plastike janë kthyer në modë, shkruan intv.al

Po mos u gëzoni shumë për pamjen kur mund të dëmtoni shëndetin.

A e dinit se format fizike përcaktojnë dhe sëmundjen që trashëgoni? Nëse keni asete si të Kim Kardeshian mos u entuziazmoni, pasi mund të rrezikoheni të prekeni nga diabeti.

Një studim 5 vjeçar nga Universiteti i Virxhinias ka zbuluar se femrat që trashëgonin forma të lakuara nga nënat e tyre kishin më shumë gjasa që të vuanin nga Diabeti i tipit të 2.

Më konkretisht gjeni KLF14 që është përgjegjës për gjëndrat dhjamore kontrollon dhe se ku do për qëndrohet dhe pjesa më e madhe e tyre dhe studiuesit shpjegojnë se ato femra që kanë për qëndrimin më të lartë të dhjamit tek vithet kanë më shumë gjasa të vuajnë nga diabeti në krahasim me meshkujt.

Risku rritet me 28% kur këto format fizike i ka të trashëguar nga nëna dhe jo nga babi.

Udhëheqësi i studimit profesor Mete Civelek shpjegon kjo ndodh pasi gjeni KLF14 është më aktiv tek femrat.

Të dhënat e këtij hulumtimi pritet të ndihmojnë shkencën që për të kuruar apo parandaluar diabetin mund të ndryshojnë gjenet./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377