INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Formacionet e mundshme: Francë-Shqipëri [FOTO]

Formacionet e mundshme: Francë-Shqipëri [FOTO]

Publikuar më: 09:42 15-06-2016

Sajti i mirënjohur ndërkombëtar sportiv, “goal.com”, zbulon strategjitë e dy trajnerëve, Didier Deschamps dhe De Biasi, për ballafaqimin mes tyre, sonte në orën 21:00, në “Satde Velodrome”, në kuadrin e Grupit A.

“Franca sfidon Shqipërinë pas fitores së vuajtur në ndeshjen inauguruese të “Euro 2016”, kundër Rumanisë, 2-1. Ndërsa trajneri i Shqipërisë, De Biasi, thirret në detyrë të tejkalojë “ko” me Zvicrën. Do të jetë një Francë padiskutim e re, ajo që do të pëballet me Shqipërinë, në ndeshjen e dytë të Grupit A të “Euro 2016”.

Në “Velodrome” të Marsejës, Didier Deschamps duhet të prezantojë të tijtë me një modul të mundshëm 4-3-3. Tekniku transalpin mendon të bëjë disa ndryshime të rëndësishme dhe ata që rrezikojnë seriozisht stolin janë Pogba dhe Griezmann. Në vend të tyre duhet të luajnë Sissoko dhe Coman, me të dytin që do të jetë i impenjuar në tredhëmbëshin e sulmit, i cili kompletohet nga Payet dhe Giroud.

Për pjesën tjetër, 11-ja franceze nuk duhet të pësojë ndryshime. Konfimohen në mesfushë Kante dhe Matuidi, po ashtu edhe linja mbrojtëse, përpara portierit Lloris, që përbëhet nga Sagna, Rami, Koscielny dhe Evra.

Për sa i takon formacionit kuqezi, De Biasi mendon të luajë me variantin taktik 4-1-4-1. Në mbrojtje Ajeti kandidohet në vend të Canës, ndërsa në mesfushë i takon Kukelit të luajë i tërhequr, krahasuar me Lilën, Abrashin, Memushajn dhe Lenjanin. Dhe në sulm pritet të jetë Sadiku. Pas humbjes 1-0 me Zvicrën, ndaj Francës trajneri italian është i detyruar të marrë rezultat, për të mos i thënë para kohe lamtumirë turneut.”

Këto janë formacionet e mundshme:

FRANCE (4-3-3): Lloris, Sagna, Rami, Koscielny, Evra, Sissoko, Kante, Matuidi, Coman, Giroud, Payet. (Deschamps)

ALBANIA (4-3-3): Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Memushaj, Lilaj, Abrashi, Kukeli, Sadiku, Lenjani. (De Biasi)

 

Article Logic
Execution time: 0.0038948059082031