Shqipëria e drejtuar nga Christian Panucci do të luajë sonte kundër Skocisë në “Hampden Park” ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.
Skuadra kuqezi, duke u bazuar në deklaratat e trajnerit italian, ashtu si në sfidën e parë kundër Izraelit do të kërkojë të marrë 3 pikët edhe në këtë takim pavarësisht se luhet në transfertë.
Për 90 minutat në Glasgou Panucci ka zgjedhur të bëjë disa ndryshime në formacion, në krahasim me sfidën e parë. Ashtu siç është raportuar me herët vendin e Bashës në mesin e fushës do ta zë Lilaj. Ndoji ka marrë vendin e Hykës, ndërsa Balaj vendin e Gurit.