Tekniku Reja po përgatit një formacion vërtet surprizues për ndeshjen ndaj Francës. Në stërvitjen e ditëve të fundit tek ka pasur në dispozicion edhe të gjithë listën e tij të grumbullimit flitet se italiani po provon të luajë me skemën 3-5-2, e cila kthehet në 5-3-2 kur ekipi ndodhet në fazë mbrojtëse.
Përsa i përket 11-shes titullare Reja është ende i pavendosur dhe më së shumti tek dyshja sulmuese. Në mbrojtje flitet se Gjimshiti, Mavraj dhe Ismajli do të tentojnë të mbajnë të paprekur portën e kuqezinjve.