Shqipëria do të përballet ditën e sotme me Norvëgjinë në një ndeshje miqësore. Tekniku Panucci ka bërë zyrtare edhe formacionin që do të hedhë në fushë në këtë sfidë. Italiani ka zgjedhur modulin 4-3-2 në këtë ndeshje, që do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Shqipëria: Strakosha, Mavraj, Ajeti, Hysaj, Aliji, Xhaka, Qaka, Ramadani, Roshi, Grezda dhe Sadiku.
Të gatshëm: Berisha, Hoxha, Prenga, Lenjani, Gjimshiti, Lika, Latifi, Lila, Bare, Abazaj, Gavazaj, Cikalleshi, Balaj.