INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Format perfekte për vajzat? Hmm, Fifi mesa duket e ka një mendim dhe është...[FOTO]

Format perfekte për vajzat? Hmm, Fifi mesa duket e ka një mendim dhe është...[FOTO]

Publikuar më: 07:16 30-05-2018

Është kthyer në një nga këngëtaret më të dashura për publikun, jo vetëm për këngët e saj të suksesshme me titull "Nanush" por edhe për faktin se është një nga vajzat e showbizz-it, e cila nuk e ka problem faktin se ndoshta është pak mbi peshë.

Fifi ka marrë goxha komente përsa i përket aspektit të saj fizik, por mesa duket, këngëtarja si gjithmonë vazhdon ta marrë me sportivitet këtë pjesë.

Së fundmi në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, ajo ka folur ndër të tjera edhe për faktin që të tjerët flasin për pamjen e saj fizike.

“Nuk më shqetësojnë fjalët e të tjerëve. Unë dua të bie dhe 10 kile për të mos qenë mbipeshë dhe kjo më leverdis për shëndetin tim, por nuk dua të kem përmasat e ashtuquajtura perfekte. Trupi perfekt nuk ekziston për mendimin tim. Askush nuk mund të më thotë cili është trupi perfekt dhe unë nuk dua ta arrij një të tillë”, është shprehur Fifi.

Merrni shembull vajza! Komplekset janë të kota, ndihuni të lira.

fgn_t56_44w.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273