INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Formimi i qeverisë Maqedoni. Mandati i Gruevskit drejt fundit [Video]

Publikuar më: 18:09 26-01-2017

Mandatit të kreut të VMRO-DPMNE Nikolla Gruevskit, për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë po i vjen fundi. Kur mbeten vetëm 3 ditë nga përfundimi i afatit të bisedimeve, marrëveshja duket ende larg. Kryesia e BDI-së nuk është mbledhur për të diskutuar takimin e liderit Ali Ahmeti me Nikolla Gruevskin e VMRO-së dhe Zoran Zaevin e LSDM-së. Ndërkohë mësohet se Ahmeti ka zhvilluar një ditë më parë takime kokë më kokë me anëtarët e kryesisë, pa dhënë detaje për temën e diskutimit. Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi thotë se BDI nuk përjashton koalicionin me asnjë prej forcave politike, gjithmonë duke u nisur nga fakti se ka një përgjegjësi akoma më të madhe. Analistët thonë se nëse VRMO-ja nuk arrin të krijojë qeverinë e re, do të mundohet të thellojë krizën. Ndërkohë eurodeputetët dhe raportuesit për Maqedoninë, kanë bërë thirrje për arritje të një marrëveshjeje. Eduard Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgl, së bashku me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johanes Han, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku shprehen se zgjedhjet e 11 dhjetorit janë hap i rëndësishëm për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni. Diplomatët në Bruksel u kanë bërë thirrje liderëve politik për të gjetur, në respektim të plotë të afateve ligjore, bazë të përbashkët për të formuar një qeveri të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043