INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Formimi i Ushtrisë së Kosovës. Thaçi bën publik planin, reagon Lista Serbe [VIDEO]

Publikuar më: 10:17 26-09-2017

Lista Serbe është kujdesur ta bëjë të qartë publikisht se nuk do të votojë pro krijimit të ushtrisë së Kosovës.  Zëdhënësi i Listës dhe njëkohësisht deputeti i parlamentit   Igor Simiçi, tha se kjo parti mbetet te qëndrimi se në hapësirën e Kosovës e vetmja forcë e armatosur mbetet KFOR. ashtu siç thuhet në Rezolutën 1244 që është miratuar me pëlqimin e Beogradit. Lista Serbe ka reaguar kështu ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, i cili është shprehur  se deri në fund të këtij vitit do të krijohet Ushtria e Kosovës. Presidenti u shpreh se askush nuk mund t’ia mohojë të drejtën Kosovës që të formojë ushtrinë edhe me ndryshime ligjore. Thaçi shprehu bindjen se Forcat e Armatosura, do të krijohen dhe se për këtë qeveria ka dy plane. Po konsiderohet plani A për transformimin me ndryshime kushtetuese si dhe plani B transformimin me ndryshime ligjore që nuk kërkojnë votën e shumicës së dyfishtë. “Kosova do ta ketë ushtrinë e vet deri në fund të vitit me planin A ose B”, deklaroi Thaçi. Ai mohoi kategorikisht se çështja e ushtrisë do të diskutohet në bisedimet e Brukselit me Serbinë.  Ndërkohë përfaqësuesit politikë të serbëve tërheqin vërejtjen se pa pajtimin e bashkësive minoritare, përkatësisht pa votat e dy të tretave të deputetëve joshqiptarë, përfshirë dhe deputetët e Listës Serbe, është “e pamundur të themelohet Ushtria e re Kosovës”.

Article Logic
Execution time: 0.0031881332397461