INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Formula 1 është gati, të gjitha risitë e sezonit të ri

Formula 1 është gati, të gjitha risitë e sezonit të ri

Publikuar më: 17:05 14-03-2016

Kjo fundjavë do të hapë siparin e një tjetër sezoni spektakolar në Formula 1. Ndryshimet e mëdha në njëvendëshet pjesëmarrëse por mbi të gjitha ndryshimi i rregullave në testet zyrtare synojnë të prezantojnë një tjetër imazh për sportin e shpejtësisë që gjatë viteve të fundit është vënë në shënjestër të kritikave për mungesën e konkurrencës.

Një tjetër risi është zgjedhja që duhet të bëjnë pilotët për tipin e gomave disa ditë përpara garës, ndërsa mesazhet në radio do të jenë të limituara. Një miks ndryshimesh në të gjitha detajet lidhëse të këtij sporti që do të nisë nga Melbourne rrugëtimin e gjatë deri në fund të sezonit.

Ky do të jetë sezoni më i gjatë i historisë sepse me rikthimin e garës së Hockenheim dhe debutimin e Azerbajxhanit, numri i garave shkon në 21. Skuadra e re që debuton këtë sezon është amerikania Haas, ndërsa Manor Rio Haryanto do të jetë piloti i parë indonezian në historinë e Formula 1.

Ndryshime të mëdha do të bëhen edhe në kamerat që do të vendosen në makina pasi teknologjia është rinovuar dhe risi interesante planifikohen për të gjithë transmetuesit televizivë në mbarë botën.

Article Logic
Execution time: 0.0033738613128662