INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Formula One e mahnitur nga hera e parë në Azerbajxhan [VIDEO/ FOTO]

Formula One e mahnitur nga hera e parë në Azerbajxhan [VIDEO/ FOTO]

Publikuar më: 10:28 17-06-2016

Një e mesme mes pistës së Monzës dhe rrugëve të ngushta në Monakos, të paktën kështu duket se do të jetë pista në të cilën do të garojnë pilotët e Formula 1 këtë javë. Për herë të parë, gara e automobilizmit do të zhvillohet në rrugët e qytetit bregdetar të Bakus, Azerbajxhan, për Çmimin e madhë Europian.


 
Piloti i Red Bull, Daniel Ricciardo, është shprehur se gjatë provave të të dielës, në Baku mund të arrihen shpejtësitë më të larta të kampionatit për vitin 2016. Rrugët e qytetit tashmë janë bërë gati për të mirëpritur sportdashës si dhe njëvendëshet që këtë fundjavë do të shkojnë deri në 350 km në orë. 
Për t’u njohur më tepër më pistën, ndiqni videon e mëposhtme të realizuar në mënyrë virtuale nga Daniel Ricciardo.

Në një intervistë të dhënë ditën e enjte, drejtori ekzekutiv i Formula One, Bernie Ecclestone, ka deklaruar se në Baku do të zhvillohet një garë e vështirë, megjithatë deri tani nga ana organizative nuk ka pasur asnjë problem. Sipas Ecclestone, pjesa më e bukur e kësaj piste është ajo në pjesën e qytetit të vjetër. Për më tepër ju ndiqni fotot më poshtë.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583