INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Fortifikohen” dhe portet!

“Fortifikohen” dhe portet!

Publikuar më: 14:50 24-03-2016

Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto ka urdhëruar “Autoritetit Shtetëror për Sigurinë në Porte”, të testojë nivelit e sigurisë në portet e vendit, për të parë reagimin në kohë të forcave të sigurisë dhe për të parandaluar ngjarje që cënojnë sigurinë. Të gjitha Portet e Shqipërisë, ai i Durrësit, Shën Gjinit, Vlorës, Sarandës, “Romano Port” Durrës, “Petrolifera” Vlorë, pas sulmeve terroriste që ndodhën në Bruksel, do të mbikqyren më shumë.
Masat që po aplikohen, janë shtimi i kontrolleve të hyrje - daljeve të individëve të ndryshëm, kontrolle të imtësishme të mjeteve dhe të pasagjërëve. Madje u është bërë thirrje qytetarëve dhe operatorëve portuale privat, që të bashkëpunojnë me autoritetet.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885