Fortnite është një lojë që ka tërhequr shumë vëmendje kohët e fundit. Miliona po e luajnë, miliona janë bezdisur dhe miliona fansa të Android por urryes të Samsung janë gati që ta braktisin momentalisht.
Më parë kemi përmendur që Samsung ka të drejtat ekskluzive të lojës, kurse sot gjithçka konfirmohet nga një APK e Fortnite që po qarkullon online. Ajo mund që të instalohet vetëm në Samsung Galaxy Note 9 dhe Samsung Tab S4. Mbase smartphone të tjerë të Samsung do të marrin suport për lojën së shpejti, por asnjë brand tjetër nuk duket që ka mundësi që të thyejë ekskluzivitetin.
Më poshtë keni një demo që vërteton atë që vetëm protagonistët kryesorë nuk e kanë pranuar ende:
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.