Një foshnjë e porsalindur ka fituar për gjithë jetën fluturime falas me avion nga kompania ajrore “Buraq Air”, pasi nëna e tij e lindi muajin e kaluar në bordin e avionit të kësaj kompanie.
Linja ajrore e bëri publik këtë lajm në faqen e saj zyrtare në ''Facebook''.
''CNN-i'' shkruan se nëna e foshnjës po udhëtonte nga Libia në Nigeri, pasi kishte gjetur një punë atje.
Por, gjatë fluturimit nisën komplikimet dhe foshnja erdhi në jetë me ndihmën e ekuipazhit të kabinës. Nëna e quajti djalin Abdul Basit, në nder të kapitenit të aeroplanit.