INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Foshnja lind pa lëkurë, lë pa fjalë mjekët

Foshnja lind pa lëkurë, lë pa fjalë mjekët

Publikuar më: 09:17 14-06-2016

Kjo vogëlushe ka lindur me një prej sëmundjeve më të rralla në botë.

E njohur me emrin Harlequin Ichthyosis, bebet e prekura nga kjo sëmundje lindin pa lëkurë.

Ajo klasifikohet si një prej sëmundjeve më të rënda genetike që e shtrembëron lëkurën, duke e copëzuar me shtresa të trasha, të ndara nga njëra – tjetra dhe me të çara të thella, të cilat kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm.

Vajza e vogël lindi në qytetin e Amravatit, në Indi nga një nënë 23 – vjeçare. Ajo erdhi në jetë me ndërhyrje cezariane dhe mjekët thanë se vogëlushja lindi thuajse pa lëkurë.

Sipas tyre, ajo do të ketë nevojë për trajtim të vazhdueshëm dhe të zgjatur në kohë.

Harlequin Ichthyosis prek përafërsisht 1 në 300 mijë lindje.

Article Logic
Execution time: 0.0017080307006836