Kjo foshnjë mund të jetë një arsye madhore se përse kjo nënë përfitoi aminstinë. Beben, 33 vjeçaria e lindi në burg katër muaj më parë, pasi e ngjizi gjatë takimeve speciale me bashkëshortin. Tani ato janë të dyja të lira!
A.Shahini u arrestua 2 vjet më parë për vjedhje dyqanesh në Tiranë, pasi në bashkëpunim me dy gra të tjera kanë vjedhur 40 fustane dhe 40 palë pantallona në butikët e zonës së ish-Bllok-ut. Ajo ka folur për të përditshmen “Shqip” se është penduar për atë që ka bërë dhe se nuk vjedh më e pas kësaj tani do bëj jetë normale, duke punuar si të tjerët.