Foshnja e parë e lindur në vitin e ri 2017 në Shqipëri është vajzë, ndërsa në Kosovë është djalë.
Foshnja e parë ka ardhur në kryeqytetin e Shqipërisë vetëm katër minuta pas ndërrimit të viteve dhe ajo peshonte 3.700 gram. Foshnja dhe nëna gëzon shëndet të plotë.
Ndërkohë, në Qendrën Klinike Universitarte në Prishtinë, fëmiu i parë ka lindur djalë dhe peshon 3.650 gram. Ky fëmijë i parë në vitin 2017 në Kosovë ka lindur përmes operacionit dhe gjendja e tij bashkë me nënën është shumë e mirë.