Kjo është një nga ato videot që nuk i shohim shpesh. Por, këngëtarja shqiptare e bëri.
Miku i saj make up artist, kishte ditëlindjen dhe kishin vendosur që këtë moment ta fiksonin në një video ndryshe nga të tjerat. Anxhelina Hadërgjonaj ka publikuar këto imazhe ku shfaqet me një kërcim seksi me make up artistin dhe mikun e saj, Ariel. Kujtojmë që ky i fundit është ndër make up artistët e preferuar edhe nga Kylie Jenner. Anxhelina dhe Ariel kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë kalimtarëve në rrugët e New York.
“Dashuria ime, buzëqeshja ime, më i miri im, shpirti im, i vetmi im. Tani po mbushet një vit tjetër me plot suksese. Gjithë të mirat në këtë ditëlindje, Të dua përgjithmonë”, shkruan ajo.