Vetëm disa ditë pas vdekjes së turistit rus në Himarë si pasojë e përplasjes nga një mjet ujor, shfaqen të tjera pamje alarmante.
Këtë herë në Qerret, një person me jeski është fotografuar teksa nget mjetin ujor me shpejtësi marramendëse mes plazhistëve.
“Po provon thellësinë mes njerëzve”, shkruan i shqetësuar E.B. që ka realizuar edhe foton.
Policia kufitare që prej ditës së vdekjes së turistit ka nisur aksionin për bllokimin e mjeteve ujore që shkelin ligjin dhe funksionojnë pa dokumentacionet përkatëse por duket se ky rast u ka shpëtuar.newsbomb.al