Pas shqetësimit të publikut për shëndetin e saj, për shkak të videove alarmante që ishin publikuar, Cara Delevingne tregon se është kthyer në “normalitetin”.
Modelja është parë në Javën e Modës në Paris, ku ka kaluar në tapetin e kuq, duke u treguar të gjithëve se mund të qëndrojë sërish në këmbë.
30-vjeçarja ishte veçanërisht magjepsëse dhe seksi, duke zgjedhur një fustan të zi të shkurtër dhe çizme të larta dhe dukej shumë më ndryshe nga sa ishte shfaqur në videot e fundit.