INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Foto e ditës'' me kabinetin e ri dhe ministrat e larguar, Rama: Hap i madh drejt fitores së qershorit [FOTO]

''Foto e ditës'' me kabinetin e ri dhe ministrat e larguar, Rama: Hap i madh drejt fitores së qershorit [FOTO]

Publikuar më: 18:56 28-12-2018

Kryeministri Edi Rama, pas shkarkimit të 7 ministrave, ka postuar në mediat sociale një foto me ministrat e rinj. Rama nuk ka zgjedhur të zgjatet në koment për këtë foto, por shkruan vetëm “photo of the day”, foto e ditës. Mësohet se në tryezën e rrumbullakët kanë marrë pjesë ministrat e larguar dhe ata të emëruar. Vendimi për ndryshimet në qeveri është marrë gjatë mbledhjes së Asamblenë Kombëtare të PS ditën e sotme.

 

 

REMT.jpg

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve për ndryshimet e reja në qeveri. Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se salinjtë e kadrinjtë që gjuajnë qeverinë e re nuk e fshehin dot gishtin e mbetur në gojë.

Sipas kryeministrit, me ndryshimet në kabinetin qeveritar, është hedhur një hap i madh drejt fitores në zgjedhjet lokale të qershorit.

“Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë)?S’kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër✌️#Qentëlehinmëfortkurkarvaniecënmëshpejt #KrenarpërPS?”- shkruan Rama në Twitter.

 

LISTA

1. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës

2. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj

3. Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit

4. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit

5. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros

6. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos

7. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin

8. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit

9. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607