Me 23 gusht producenti festoi 36 vjetorin e lindjes. I rrethuar nga urime të shumta, miq dhe të afërm, Flori mori shumë dashuri. Por përveç kësaj, pamë edhe një foto të rrallë të tij të bërë vite më parë. Ka qenë mikesha e vjetër e këngëtarit, Dasara Karaiskaj ajo që përmes një fotoje ku ka dalë me Florin, i uron atij ditëlindjen. ‘Karagjoz lindëm , karagjoz uroj të vdesim. Të dua pafud gjithmonë. Si larg, si afër nuk ka rëndësi, shkruan Dasara krah fotos.