Më në fund shfaqet mamaja e ardhshme!
Janet Jackson, e cila po pret një fëmijë nga bashkëshorti Wissam Al Mana, ka vizituar një dyqan lulesh afër parkut Regent në pjesën veriore të Londrës. Ylli i “Rhythm Nation” është fotografuar rrallë, veçanërisht tani që shtatzania është bërë më shumë se thjesht e dukshme. Artistja 50 vjeçare u shfaq e veshur me rroba të rehatshme, sportive dhe të gjera, siç është fare normale për një nënë në kulm të shtatzanisë së saj. Barku duket se po i rritet dita-dtës ndërkohë që të pranishmit treguan për E!News së Janet dukej shumë e lumtur dhe e relaksuar. Ajo shpenzoi 10-15 minuta duke vështruar zbukurimet e ndryshme përpara se shoferi i saj ta kthente në shtëpi. Kujtojmë se motra e vogël e Michael Jackson është martuar pa shumë zhurmë në vitin 2012 me bashkëshortin e saj bilioner.