Demokratët në këto protesta e kanë treguar se nuk reshtin së gjeturi mënyra të ndryshme kreative për t’i kërkuar kryeministrit Edi Rama që të largohet nga qeveria.
Fjalën “Rama ik” e kemi dëgjuar e parë në shumë versione, por këtë herë korçarët kanë sjellë risinë e tyre.
Ata kanë transformuar një tabelë rrugore në politike duke fshirë disa shkronja dhe duke lënë të duket vetëm pjesa “Rama ik”. GSH shkruan se rruga e re është “inauguruar” nga mbështetës të opozitës në qytetin e Korçës.