Ditën e nesërme pritet që Erion Veliaj të zyrtarizojë kandidaturën për mandatin e dytë në bashkinë e Tiranës. Veliaj është shprehur se shpalljen e kandidaturës do ta bëjë nesër në orën 11:00 sheshin "Nënë Tereza".
Ndërkohë në foton më poshtë të kapur nga lartë, të cilën vetë Erion Veliaj e ka postuar në rrjete sociale shikohet sesi është transformuar sheshi ‘’Nënë Tereza’’ për të pritur simpatizantët e kryebashkiakut.
Në orët e drekës së ditës së sotme dhe Rama e konfirmoi që nesër do të nisë beteja elektorale në të gjithë vendin për zgjedhjet elektorale, ndërsa vet Veliaj është shprehur se do të marrë një mandat të dytë.