Këngëtari Robert Berisha prej dy javësh ndodhej në karantinë në konviktin e Prishtinës për shkak se kishte udhëtuar në SHBA.
Ditën e sotme ai ka marrë rezultatin e analizës dhe këtë e ka bërë me dije me anë të një postimi në Instagram. Berisha ka shkruar se ka rezultuar negativ dhe është kthyer pranë familjes së tij. Ai i përgjigjet gazetarit, Berat Buzhala i cili shkruan se Berisha me postimet e tij ja ka bërë mbrëmjen më të lehtë edhe pse vendi është në një situatë të vështirë.
Sakaq, Berisha në postimin e fundit ka shkruar se ka dalë nga godina e studentëve dhe është në shtëpi.