Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, shpesh herë bëhen qendër e komenteve në showbiz. Nuk mund të ndodhte ndryshe përderisa dashurinë e tyre e kanë bërë publike tashmë. Por ata na kanë treguar gjithmonë se nuk e kanë problem këtë dhe dinë t’u bëjnë ballë komenteve negative në rrjetet e tyre sociale, e ata vazhdojnë t’i dhurojnë njëri-tjetrit copëza lumturie.
Shpesh herë janë pyetur nëse do e çojnë në një tjetër nivel lidhjen e tyre por nuk është se janë përgjigjur por një foto e fundit e Arminës, ka ngjallur shumë dyshime.
Blogerja e njohur Armina Mevlani ka postuar së fundmi disa foto në Instagram, qe i ka habitur të gjitha, pasi fustani që kishte veshur i nxjerr në pah barkun “e rrumbullakosur”. Disa komentues nuk kanë nguruar ta pyesin nëse është shtatzënë, por blogerja nuk ka kthyer përgjigje. Mbi të gjitha, një nga fotot në të cilën kishte marrë shumë pyetje nëse është shtatzënë, ajo e fshiu.
Nëse është fustani i tillë, apo Armina ka shtuar disa kilogramë që i bien shumë në sy, apo është në pritje të një fëmije, nuk dihet ende, jemi në pritje të fotove të tjera.