Shprehja ‘Bac u kry’ u shndërrua në një formë komunikimi ndaj përmbushjes së amanetit të komandantit legjendar Adem Jasharit dhe të rënëve të tjerë për lirinë e vendit.
Pikërisht bazuar në këtë shprehje, në prag të festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, grupi i ‘imagine of Kosova’ ka menduar një mënyrë mjaft të veçantë dhe origjinale për të përcjellë një mesazh për ambasadoret më të mira të vendit të cilat po lartësojnë emrin e shtetit në botë.
Në këtë fotografi të dizajnuar nga “Image of Kosova”, shihen këngëtaret shqiptare me fame botërore Rita Ora, Dua Lipa dhe kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, ndërsa shkruhet “Bac, çikat na e zbardhen ftyrën!”.