Numri i femrave që blejnë “online” po rritet gjithnjë e më shumë, pas kanë një kosto më të ulët. Por siç shihet edhe nga fotografitë, janë të shumta gratë që publikojnë në rrjetet sociale produktin që kanë blerë, i cili është krejt ndryshe nga ai që kanë porositur.
Kështu, femrat e zhgënjyera nga veshjet që u kanë ardhur në shtëpi pasi i kishin porositur online, kanë vendosur që t’i publikojnë në internet. Ato i kanë bërë publike në mënyrë që t’u bënë thirrje njerëzve që të kenë kujdes me blerjet “online”, pasi jo gjithmonë shkon ashtu siç ju dëshironi.